A keni një ide për një lajm të madh? A dëshironi ta raportoni me standardet më të larta, me mbështetje editoriale cilësore dhe me një buxhet bujar për shpenzimet që ju mundëson të eksploroni lajmin në thellësi? A dëshironi që lajmi yt të publikohet në të gjithë Europën juglindore dhe ndoshta të ketë ndikim ndërkombëtar?
Nëse doni të përparoni karrierën tuaj dhe të punoni në një histori që mund të sjellë ndryshim, tani është koha për të aplikuar për Bursën Ballkanike për Gazetari Ekselente.
Çdo vit, 10 gazetarë janë zgjedhur përmes garës së hapur për të marrë fonde dhe mbështetje profesionale për të kryer kërkime të thelluara mbi një temë me rëndësi rajonale dhe Europiane – për vitin 2018, tema është E VËRTETA.
Gazetarë me eksperiencë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia kanë të drejtë të aplikojnë.
Dërgoni aplikimin me propozimin tuaj për një lajm të thelluar bazuar në temën E VËRTETA deri më 12 mars.
Aplikantët përzgjidhen nga një komitet i pavarur për të marrë pjesë në këtë bursë dhe do të marrin 2 mijë euro bursë dhe deri në 2 mijë euro të tjera pagesë për udhëtime dhe kërkime. Ata do të marrin pjesë gjithashtu në seminare ndërkombëtare dhe do të kenë mentorim një më një të vazhdueshëm për lajmet e tyre. Lajmet nga programi do të publikohen nga BIRN dhe nga media të rëndësishme në rajon dhe në botë. Tri lajmet më të mira, të përzgjedhura nga juria e pavarur, do të përfitojnë edhe shpërblime monetare.
Nëse keni pyetje mbi këtë thirrje, ju lutemi shkruani në fellowship@birn.eu.com.
Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK