Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara po zbatojnë projektin “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin e shoqërisë civile, për të marrë pjesë aktivisht dhe të influencojë mirë-funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Fokusi i këtij projekti është të punojë me organizatat e shoqërisë civile të përfshira në monitorimin dhe aksesin në drejtësi, shoqata rinore dhe studentore, iniciativa qytetare, etj, ndër të cilat: 75 organizata që marrin pjesë në aktivitete për rritjen e kapaciteteve të tyre, 34 organizata që përfitojnë grante, dhe 40 organizata që bëhen pjesë e Koalicionit.
Kjo thirrje për Projekt-Propozime, është e vlefshme prej datës 1 nëntor – 15 dhjetor 2017, dhe i përket Skemës së Granteve, si një nga komponentët kryesorë të projektit, i cili ka si qëllim financimin e projekteve që adresojnë çështje të forcimit të organizatave të shoqërisë civile për të rritur transparencën dhe besueshmërinë e sistemit të drejtësisë dhe për të përmirësuar aksesin në drejtësi të grupeve të marxhinalizuara në Shqipëri.
Shuma në dispozicion për këtë Thirrje është EUR 435,000.00.
Buxheti i kërkuar për çdo Projekt-Propozim duhet të jetë si më poshtë:
Grante të vogla: EUR 10,000.00 – 15,000.00 (deri në 12);
Grante të mesme: EUR 20,000.00 – 25,000.00 (deri në 12).
Afati i fundit i dorëzimit të Projekt-Propozimeve është 15 dhjetor 2017, ora 14:00.
Udhëzimet për mënyrën e aplikimit dhe dorëzimit të projekt-propozimeve, përshkruhen në Udhëzimin për Aplikim të Granteve, e cila mund të gjendet në internet, në:
Manuali Operacional i Skemes se Granteve: http://bit.ly/2iPMkLb
Udhezimet per Aplikim të Granteve: http://bit.ly/2iQbRnr
Një kopje e Udhëzimit të Aplikantit dhe formatit të aplikimit mund të kërkohet edhe duke dërguar një email në:
Njoftimi nga faqja zyrtare mund të gjendet duke klikuar në këtë LINK